Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim rajonal dhe ullishtari „Valdanos“ është themeluar në tetor të vitit 2012. Shoqata mbledh ullishtarët (kultivuesit dhe përpunuesit) nga territori i komunës së Ulqinit. Valdanos është emri i gjirit në të cilin gjendet kompleksi i madh i rrënjëve të ullirit (mbi 18000 ullinj shekullor). Gjiri i Valdanosit në vitin 1968 është shpallur për Monument të natyrës.
Objektivat e Shoqatës janë:
– zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi intensiv rajonal mes regjioneve të Ballkanit dhe promovimi dhe zhvillimi i ullishtarisë;
– mbrojtja e burimeve natyrore, veçanërisht mbrojtja e fondit ekzistues të rrënjëve të ullinjëve në zonën ku vepron Shoqata: rigjenerimi, plehrimi, punimi i tokës, rekonstruksioni (ngritja e murit të thatë), ndërtimi i rrugëve lidhëse, mbrojtja e ullinjëve nga bagëtitë etj.;
– sigurimi i llojeve autoktone dhe me rendiment të lartë të ullirit;
– përdorimi i plehut biologjik (përdorimi sa më i pakët i plehut artificial), përdorimi i mjeteve ekologjike për mbrojtjen e ullirit;
– lufta kundër urbanizimit i cili shkatërron fondin e ullinjëve në përputhje me legjislacionin në fuqi;
– ofrimi e udhëzimeve profesionale dhe shërbimeve ullishtarëve;
– ruajtja e traditës së trajtimit pronësor dhe ndarjes tradicionale të pronës të kompleksit të vjetër të ullinjëve (pa pengesa fizike mes pronave) në Ulqin;
– të ketë degustatorë të vajit të ullirit;
– ndihmesa në zhvillimin e ullishtarisë në Ulqin, Mal të Zi dhe rajonin e Ballkanit.
Veprimtaritë të cilat i kryen Shoqata për të përmbushur objektivat e veta janë:
– ofrimi i këshillave profesionale të gjithë anëtarëve në të gjitha fazat e kultivimit të plantacioneve, ofrimi i këshillave profesionale rreth masave agroteknike, mbrojtjes dhe përpunimit të frytit të ullirit;
– edukimi i kultivuesve dhe përpunuesve me qëllim të prodhimit të vajit cilësor të ullirit dhe të ullinjëve për konsumim;
– njoftimi i ullishtarëve rreth aktiviteteve të Shoqatës, rreth masave nxitëse nga ana e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, rreth rekomandimeve të shërbimeve kompetente për mbrojtjen e frytit të ullirit nga sëmundjet dhe dëmtuesit, rreth punishteve të cilat i organizojnë shërbimet kompetente etj.;
– sigurimi/shpërndarja e fidanëve, e mjeteve ekologjike për mbrojtjen e ullirit etj.;
– organizimi i udhëtimeve dhe pjesëmarrja në panaire dhe manifestime të karakterit shkencor, promovues dhe garues;
– promovimi i jetësimit të klasterëve profesionalë rajonalë me qëllim të zhvillimit të ullishtarisë;
– aktivitete tjera me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të ullishtarisë.