skip to Main Content
Takimi I Parë Aristoil Plus Living Labs

Takimi i parë Aristoil Plus Living Labs

Ditën e djeshme, më 10 mars, u mbajt me sukses pjesa e parë e aktivitetit të Laboratorëve të gjalla (Living Labs).

Fjalën hyrëse në fillim të këtij aktiviteti mbajti kryetari i komunës, ku edhe ai vetë ceku rëndësinë e rrjetëzimit të prodhimit të ullirit, që është bartësi kryesor i identitetit tonë kombëtar, si dhe rëndësinë e përkrahjes së institucioneve ndaj kësaj pasuri që posedon qyteti jonë.

Më tej, nga ekspertët e angazhuar, u prezantuan synimet kryesore të projektit Aristoilplus, si dhe synimet e Living Labs, ku me ndërveprim në mes të institucioneve, shkencës, prodhuesëve, dhe të gjithë aktorëve tjerë me rëndësi, do prodhohet një etiketë simbol i vajit ekstra të virgjër që ndikon pozitivisht në shëndetin apo HEVOO (Healthy Extra Virgin Olive Oil).

Si pjesë me rëndësi, në këtë aktivitet u prezantuan udhëzimet për prodhimin e vajit me tipare që ndihmojnë shëndetin si dhe rregulloret e Kumtesës së vajit të shëndetshëm (Health Claim). Së shpejti do mbahet edhe pjesa e dytë e aktivitetit Living Labs, ku së bashku do thellojmë edhe më tej definimin e etiketës që simbolizon Vajin ekstra të virgjër të shëndoshë.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.