Takimi i dytë Aristoil Plus Living Labs
U mbajt me sukses pjesa e dytë e aktivitetit të Laboratoreve të gjalla (Living Labs). Në një komunikim interesant në mes të pranishmëve si dhe duke përdorur metodën digjitale të shqyrtimit të propozimeve që ndihmon definimin e pamjes së kollares Aristoil Plus, patëm propozime si dhe diskutime të frytshme që në fund do përcaktojnë pamjen përfundimtare të kollares Aristioil Plus.
Ju përkujtojmë se vetëm vaji i ullirit me cilësi të lartë, që ndihmon shëndetin, gjegjësisht me sasi të mjaftueshme të polifenoleve apo HEVOO (Healthy Extra Virgin Olive Oil), do mbajë këtë kollare. Vetë kollarja që po prodhohet do jetë simbol i cilësisë Aristoil Plus.
Së shpejti vijon pjesa e tretë dhe përfundimtare e aktivitetit Living Labs. Ju mirëpresim.