Trajnimi i dytë Aristoil
U mbajt edhe sesioni i dytë i trajnimeve si pjesë e projektit Aristoil plus, ku si temë kryesore u shqyrtua rritja e nivelit të polifenoleve në vajin e ullirit, prej proçesit të prodhimit deri tek shitja, promovimi dhe paketimi, duke u përcjellur të pranishmëve studimet si dhe përvojën shumëvjeçare të partnerëve tanë evropian të përfituar nga projekti fillestar Aristoil.
Vlen të ceket se sa më i madh të jetë niveli i polifenoleve në vaj, aq më i madh është ndikimi pozitiv i vajit ekstra të virgjër në shëndetin, gjë që jep vajin ekstra të virgjër të shëndetshëm apo HEVOO (Healthy Extra Virgin Olive Oil).
I njoftojmë të interesuarit që sesioni i tretë i trajnimeve do mbahet në Tiranë, organizuar në bashkëpunim me partnerët tanë të projektit nga Shqipëria.
Falenderojmë të gjithë të pranishmit për praninë në trajnimet e lartpërmendura, si dhe ftojmë të tjerë të na bashkohen në trajnimin e radhës.