skip to Main Content
Pajisja “Aristometro”

Pajisja “Aristometro”

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Shoqata e ullishtarëve “Valdanos”, si pjesëmarrëse në projektin Aristoil Plus, falë partnerëve tanë nga Greqia, tanimë posedon pajisjen speciale e cila kryen matjen e sasisë së polifenoleve në vajin ekstra të virgjër.

Tashmë është fakt i pranuar edhe brenda regulloreve dhe standardeve evropiane, që sa më e madhe të jetë sasia e polifenoleve në vaj, aq më i dobishëm për shëndet është vaji.

Për të gjithë ata që merren me tregtimin dhe prodhimin e vajit, kjo paraqet një mundësi dhe ndihmë domethënëse që prodhimin e vet cilësor ta testojnë dhe ta konstatojnë për sa i përket sasisë së polifenoleve dhe pse jo edhe ta përdorin këtë fakt për tregtim, si dhe për rritjen e çmimit të prodhimit të vet dhe më tej në çertifikimin e prodhimit të vet si prodhim i cili bën mirë për shëndetin.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.