U mbajt takimi i tretë Living lab
U mbajt takimi i tretë dhe i fundit i Laboratoreve të gjalla ku u prezantua etiketa (kollarja/jaka) që ka marrë më shumë vota dhe e cila do të përdoret për shishet me vaj Aristoil, gjegjësisht vajin e pasur me polifenole. Të pranishmit shprehën mendimet e tyre për etiketën e zgjedhur dhe këto mendime do të jenë pjesë e raportit që do t’u dorëzohet partnerëve të projektit. Ata gjithashtu morën informacion më të detajuar se si t’i bashkohen Klasterit të vajit të ullirit ekstra të virgjër të shëndetshëm/nutraceutik.