skip to Main Content
ARISTOIL PLUS – Ftesë Për T’iu Bashkuar Laboratoreve Të Gjalla (Living Labs)

ARISTOIL PLUS – Ftesë për t’iu bashkuar Laboratoreve të Gjalla (Living Labs)

Në ARISTOIL PLUS transferojmë udhëzimet për prodhuesit e vajit të ullirit në mënyrë që të përfitojnë nga Rregullorja e BE-së 432/2012 në lidhje me deklarimet shëndetësore dhe kështu të përmirësojnë cilësinë e produktit të tyre. Pas 3 vitesh kërkime dhe eksperimente, tashmë dimë shumicën e faktorëve që ndikojnë në praninë e polifenoleve në vajin e ullirit.

Për të mbështetur prodhuesit që të përfitojnë sa më shumë nga vaji i tyre i ullirit, kemi krijuar Living Labs në Itali (Kampania), Greqi (Rajoni i Greqisë Perëndimore), Spanjë (Sevilje) dhe Mal të Zi. Laboratoret e Gjalla (Living Labs) janë të hapura dhe të lira për për t’u bashkuar për të gjithë me prodhuesit e vajit të ullirit, mullixhinjët, shitësit me pakicë dhe ekspertët shkencorë në fushën e vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Çfarë është një laborator i gjallë?

Laboratori i Gjallë (Living Lab) mund të përkufizohet si një metodologji, ekosistem ose komunitet që bashkon njerëzit për të inovuar. Është një qasje me shumë metoda, që synon të angazhojë përdoruesit në një pjesëmarrje shumëpalëshe në një mjedis të jetës reale përmes aktiviteteve të bashkë-krijimit.

Objektivi

Strategjia e këtij laboratori ndërkufitar ARISTOIL do të jetë të sigurojë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve – pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës – në mënyrë produktive dhe efektive.

Çfarë do të bëjmë?

Do të takohemi tri herë për të përcaktuar më mirë imazhin e “Klasterit të vajit të ullirit të shëndetshëm ARISTOIL MED”, duke krijuar kështu një identitet të ri për të gjitha shishet që e njohin veten si “Vaj ulliri i shëndetshëm ekstra i virgjër (EVOO i shëndetshëm)”. Në praktikë LL do të krijojë një produkt shtesë amballazhimi për t’i bërë të dallueshme shishet e vajit të ullirit, si një lloj jake që i bën shishet Aristoil të identifikueshme nga konsumatori.

Nëse dëshironi të bashkë-krijoni agjendën e Living Lab me ne, ju lutemi na kontaktoni.

Sa më shumë të jemi, aq më shumë argëtohemi. Sa më të ndryshëm të jemi, aq më efektiv do të jetë veprimi ynë.

Si do të përfitoni prej kësaj pjesëmarrjeje?

1. Pjesëmarrësit e Living Lab do të marrin trajnim nga ekspertë në fushën e vajit të ullirit ekstra të virgjër të pasur me polifenole mbi temat e mëposhtme:

– Udhëzime për të prodhuar vaj ulliri ekstra të virgjër të pasur me polifenole

– Përdorimi i pajisjes portative ARISTOMETRO për të identifikuar nivelin e polifenoleve të vajit të ullirit ekstra të virgjër

– Zbuloni se si të bëni marketingun e vajit të ullirit ekstra të virgjër të pasur me polifenole

– Do të keni mundësinë të bëheni pjesë e Klasterit mesdhetar të vajit të ullirit ekstra të virgjër të shëndetshëm.

2. Prodhuesit mund të regjistrohen në platformën aristoil.eu dhe të ruajnë informacionin e produktit për të treguar vetitë e shëndetshme.

3. Përfitoni një analizë të polifenoleve falas nga partneri grek, nëse jeni një nga 10 prodhuesit e parë që bashkohen nga vendi juaj.

Nëse dëshironi të bashkoheni me Living Lab të vendit tuaj, ose nëse dëshironi të ftoni ndonjë person/organizatë që duhet ta njohim, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do t’ju kontaktojë së shpejti.

https://forms.gle/4YdvQNo5ix5bkUgx7

Pjesëmarrja është e kufizuar, të interesuarit të kontaktojnë në numër telefoni +382 69 252 818.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Interreg Mediterranean ARISTOIL PLUS co-financedby the European Regional Development und TAKIMII PARE LL ARISTOIL PLUS .MARS 2022 TERMINI: 10:00 12:00 VENDI ZHVILLIMIT TẺ NGJARJES: Mashtra Olive House PROGRAMI 10:00 Fjala pershöndetëse Prezeantimi projektit ARISTOIL PLUS SHZHQBRU "Valdanos" 10:30 Prezantimi Living Lab-itme fokus aspektet shëndetësore SHZHQBRU "Valdanos" 10:50 Udhëzime për prodhimin nje vaji të shöndetshëm dhe deklarimet shëndetësore pèr vojin EV Merisa Çekiq 11:20 Rezultatet pritshme dhe etiketa Aristoil Plus SHZHQBRU "Valdanos" 11:30 Diskutime Opština Komunae Ulqinit"
This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.