skip to Main Content
Projekti Aristoil Plus

Projekti Aristoil Plus

ARISTOIL PLUS po transferon disa nga rezultatet më të rëndësishme të projektit ARISTOIL:

– Udhëzimet për prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër me veti mbrojtëse shëndetësore

– Protokollin e Klasterit MED të vajit të shëndetshëm të ullirit

Nëpërmjet aktiviteteve intensive të ngritjes së kapaciteteve dhe trajnimit, 120 aktorë dhe NVM të sektorit të EVOO (prodhimit të vajit ekstra të virgjër) do të marrin pjesë në webinare, ditë informative dhe Laboratoret e gjalla ARISTOIL (Living Labs) në Greqi, Itali, Spanjë, Mal të Zi dhe Shqipëri.

UDHËZIME PËR PRODHUESIT

Udhëzuesi fokusohet në faktorët që ndikojnë në praninë e polifenoleve në vajin e ullirit. Ai përmban përmbledhjen e kërkimeve akademike të spjeguar me fjalë të thjeshta për të gjithë ata që dëshirojnë të prodhojnë dhe ruajnë vaj ulliri të pasur me polifenole.

MERRENI UDHËZUESIN TANI

www.aristoil.eu

KLASTERI MESDHETAR I VAJIT TË SHËNDETSHËM TË ULLIRIT

PËR ÇFARË BËHET FJALË?

Është një përpjekje për të bashkuar forcat në zonën e Mesdheut mes palëve të interesuara të Sektorit të Vajit Ekstra të Virgjër të Ullirit. Klasteri synon të mbështesë prodhuesit e vegjël të vajit të ullirit ekstra të virgjër që të bëhen më konkurrues.

KUSH MUND TË BASHKOHET?

Kultivuesit e ullirit dhe prodhuesit e vajit të ullirit

Pronarët e mullijve

Ekspertët/organizatat e standardizimit

Ndërmarrjet që merren me laminë e paketimit

– Aktorët lokalë dhe rajonalë, OJQ-të dhe organet shkencore me ekspertizë në prodhimin e vajit të ullirit.

PSE TË BASHKOHENI?

– Merrni ide se si ta poziciononi prodhimin në treg

– Trajnohuni mbi faktorët që ndikojnë në praninë e polifenoleve në vajin e ullirit

– Merrni trajnime se si të përdorni ARISTOMETRO – një pajisje inovative që identifikon nivelin e përmbajtjes fenolike të vajit të ullirit dhe ndihmon me vendimin për periudhën e vjeljes

– Fitoni shikueshmëri shtesë të produkteve përmes e-hub (www.aristoil.eu)

– Lidhuni me prodhues dhe shitës me pakicë nga i gjithë Mesdheu

– Përdorni teknologjinë blockchain për të gjurmuar analizën e produkteve me tregues të Ushqimit të Shëndoshë (Health Claim)

DONI TË MËSONI MË SHUMË?

https://aristoil.interreg-med.eu/ dhe www.aristoil.eu

Kontakt:

SHOQATA PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM, BASHKËPUNIM

RAJONAL DHE ULLISHTARI – VALDANOS

Kryetari i shoqatës Arben Elezaga tel.: +382 68 111 876

Email address: valdanos@t-com.me

Website: www.valdanos.org

Adresa: Bulevar Gj. K. Skenderbeg BB, 85360 Ulcinj

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.