Trajnimi i tretë Aristoil Plus
Përfundon trajnimi i tretë dhe i fundit Aristoil Plus, trajnim ky i cili fokusohet në arritjen e nivelit sa më të lartë të polifenoleve në vaj, gjë që i jep vajit ekstra të virgjër të ullirit veçori që kontribuojnë pozitivisht tek shëndeti i konzumuesit.
Është kjo një nga mënyrat e sigurta në drejtim të rritjes së cilësisë së vajit ekstra të virgjër, gjithashtu edhe drejt rritjes së çmimit të vajit të ullirit, që mundëson që prodhuesit e vajit të inkuadrojnë brenda ofertës së vet edhe vajin ekstra të virgjër të ullirit që kontribon në ruajtjen e shëndetit (HEVOO).
Çdo prodhues që mund të arrijë nivel mjaft të lartë të polifenoleve duke plotësuar standardet Aristoil Plus, mund të bashkangjitet në klasterin e prodhuesëve të vajit ARISTOIL (www.aristoil.eu), ku gëzon edhe promovim si dhe benefite të tjera që i mundësojnë tregtimin e prodhimit të vet në suaza botërore.
Sa më i lartë të jetë niveli i polifenoleve brenda vajit ekstra të virgjër, aq më i shëndetshëm është vaji. Polifenole = Shëndet = Cilësi = Vlera më e lartë e vajit.
Në bashkë-organizim me partnerët tanë nga shoqata “Nucleus” e Tiranës, në Tiranë mbajtëm Trajnimin e tretë “Aristoil Plus”, ku patëm një interesim të madh të ullishtarëve të Tiranës dhe më gjërë. Gjithashtu me praninë në këtë trajnim na nderuan edhe Gratë sipërmarrëse të Ulqinit.