Trajnimi i parë Aristoil plus
U mbajt me sukses sesioni i parë i trajnimeve si pjesë e projektit Aristoilplus, ku si temë kryesore u shqyrtua rritja e sasisë së polifenoleve brenda vajit të ullirit, prej proçesit të prodhimit deri tek shitja, promovimi dhe paketimi, duke u përcjellur të pranishëmve studimet si dhe eksperiencën shumëvjeçare të partnerëve tanë Evropian të përfituar nga projekti fillestar Aristoil.
Vlen të ceket se sa më e madhe sasia e polifenoleve në vaj, aq më i madh ndikimi pozitiv i vajit ekstra të virgjër në shëndetin, gjë që jep vajin ekstra të virgjër të shëndetshëm apo HEVOO (Healhty Extra Virgin Olive Oil).
I njoftojmë të interesuarit që se së shpejti vijon edhe sesioni i dytë i trajnimeve.
Falenderojmë Komunën e Ulqinit si dhe kryetarin e Komunës Aleksandër Daboviq për përkrahje të këtij projekti, si dhe restoranin „Mashtra“ për huazimin e hapësirave, që me ambient i përshtaten trajnimeve të lartëpërmendura.