Lajmërim në lidhje me analizën e polifenoleve në vaj të ullirit
Tani në zyrën e shoqatës sonë mund të bëni matjen e përmbajtjes së polifenoleve në vaj të ullirit. Kjo bëhet me anë të pajisjes Aristometro (e fituar ne kuadër te projektit Aristoil plus). Ju përkujtojmë që, sa më e madhe sasia e polifenoleve në vaj të ullirit aq më i dobishëm për shëndetin është vaji.
Për të gjithë ata që merren me prodhimin dhe tregtimin e vajit të ullirit, vaji i pasur me polifenole paraqet një mundësi shtesë përsa i përket çertifikimit të tij si produkt i mirë për shëndetin si dhe për shitjen e tij me një çmim më të lartë.
Çmimi i analizës është 25 euro.
Informata më të hollësishme mund të merrni pranë zyrës sonë: bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu pn (pazari i suvenirëve), në e-mailin tonë valdanos@t-com.me si dhe në numrin e telefonit 069 252 818.