Dërgimi i mostrave të vajit të ullirit për analizë të përmbajtjes së polifenoleve
Shoqata e ullishtarëve “Valdanos” organizon dërgimin e mostrave të vajit të ullirit për analizë të përmbajtjes së polifenoleve në laborator në Athinë. Kjo analizë është e domosdoshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Klasterit mesdhetar vajit të ullirit të shëndetshëm (Aristoil Med Health Olive Oil Cluster).
Çdo prodhues që bën anëtarësimin vjetor në adresën https://worldolivecenter.com/en/become-a-woc-member-2/ përfiton një analizë të polifenoleve falas.
Të gjithë ata të cilët janë të interesuar për të dërguar mostrat e tyre të vajit të ullirit për analizë në Athinë mund të paraqiten në zyrën e shoqatës sonë: bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu pn (pazari i suvenirëve) ose mund të na kontaktojnë në e-mailin tonë valdanos@t-com.me si dhe në numrin e telefonit 069 252 818.