Punëtoria në Tivar në kuadër të projektit „Cross Border Ol plus“
Komuna e Tivarit organizoi punëtorinë ndërkombëtare “Ullishtaria e lashtë dhe moderne/Përvoja e projektit Cross Border OL” një ngjarje kjo e mbështetur nga programi Interreg IPA i bashkëpunimit ndërkufitar Itali – Shqipëri – Mali i Zi.
Në punëtori morën pjesë: kryetari i Komunës së Tivarit Dushan Raiçeviq (Dušan Raičević), përfaqësues të Ministrisë së çështjeve evropiane të kryesuar nga sekretarja e shtetit dr Milena Zhizhiq (Milena Žižić), përfaqësues të administratës lokale, partnerët në projekt: Urban Research Institute (Instituti për kërkime urbane) nga Shqipëria, CIHEAM nga Bari dhe Parku i ullirit Venafro nga Italia, OJQ “Valdanos” nga Ulqini, përfaqësues të Qendrës kulturore të Tivarit dhe organizatës turistike vendore, organizata joqeveritare, shkolla e mesme bujqësore si dhe një numër i madh i ullishtarëve.
Punëtoria bashkoi së bashku më shumë se pesëdhjetë pjesëmarrës të cilët patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të fitojnë njohuri të reja rreth mënyrës së kultivimit të ullirit, prodhimit të vajit të ullirit dhe lidhjes mes ullishtarisë tradicionale me turizmin dhe aktivitetet rurale.
Ngjarja përbëhej nga tri pjesë. Në pjesën zyrtare janë përmbledhur rezultatet e arritura gjatë projektit dhe u diskutua për ide të reja për vazhdimin e projektit Cross Border Ol, ndërsa në pjesën e dytë të punëtorisë profesori dr. sc. Marin Krapac nga Instituti i Bujqësisë dhe Turizmit në Poreç mbajti një ligjëratë interesante mbi ullishtarinë moderne. Segmenti i tretë i aktivitetit iu kushtua vizitës së mullinjëve mesjetarë brenda mureve të kalasë (qytetit të vjetër) së Tivarit, të cilët, falë këtij projekti, kanë sërish qasje për vizitorët.
Projekti Cross Border Ol u zbatua në periudhën 2018-2021 nga partnerët nga Mali i Zi, Italia dhe Shqipëria dhe në korrik të vitit 2022 u miratuan fonde shtesë për kapitalizimin e këtij projekti në kuadër të projektit “Cross Border Ol plus”.