skip to Main Content
Thirrja Publike – Për Ndarjen E Mjeteve Mbështetëse Për Aktivitetet E Prodhimit Bimor, Prodhimin Dhe Zhvillimin E Ullishtarisë Dhe Zhvillimin E Bletarisë

Thirrja publike – për ndarjen e mjeteve mbështetëse për aktivitetet e prodhimit bimor, prodhimin dhe zhvillimin e ullishtarisë dhe zhvillimin e bletarisë

Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji i komunës së Ulqinit ka shpallur 3 thirrje publike për ndarjen e mjeteve mbështetëse për prodhim dhe zhvillim të ullishtarisë, bletarisë dhe prodhimit bimor.

Thirrja për prodhim dhe zhvillim të ullishtarisë si investime të pranueshme parashikon:

– blerjen e fidaneve për ullishta të reja;

– blerjen e makinerive dhe pajisjeve për vjelje dhe mirëmbajtje të ullinjëve (shkundëse, rrjeta për vjelje, kositëse për mirëmbajtje të ullishtës, bluarse të degëve, pajisje për krastitje, pajisje për magazinimin/ruajtjen e vajit të ullirit – enë inoksi);

– blerjen e sistemit për ujitje.

Shuma e mbështetjes është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme për investim. Shfrytëzuesit mund të përfitojnë shumë maksimale të mbështetjes deri në 700,00 €.

Për thirrjen për zhvillimin e bletarisë parashikohet mbështetja për premiume (prim/shpërblim) në bazë të numrit të koshereve, deri në maksimum 10.00 € për koshere.

Për mbështetje të prodhimin bimor investimet që mund të mbështeten përmes kësaj thirrjeje publike janë:

– blerja e makinerive dhe pajisjeve për përgatitjen e tokës, mbjelljen, korrjen, klasifikimin, paketimin dhe magazinimin/ruajtjen e frutave dhe perimeve, folie të zeza;

– blerja e farës dhe materialit fidanor si dhe e materialit i cili përdoret në mbjelljen dhe mirëmbajtjen e plantacioneve, pemishteve (hunjët, rrjeta mbrojtëse, mjete mbrojtëse dhe ushqyese);

– blerja e sistemeve të ujitjes (pompat, tubacionet e furnizimit me ujë, tubacionet e shpërndarjes, lidhësit, etj.).

Shuma e mbështetjes është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme për investim. Për blerjen e materialit fidanor është 60%. Shfrytëzuesit mund të përfitojnë shumë maksimale të mbështetjes deri në 700,00 €.

Afati për dorëzimin e kërkesave për thirrjen publike per ullishtari dhe prodhim bimor është deri më 15 nëntor 2023, respektivisht deri me shpenzimin e mjeteve të planifkuara për realizimin e këtij programi.

Afati për thirjen publike për mbështetjen e aktiviteteve për bletari është deri më datë 30 qershor 2023, respektivisht deri me shpenzimin e mjeteve të planifikuara për realizimin e këtij programi.

Informatat në lidhje me thirrjet publike mund të merren në faqen e internetit të komunës www.ul-gov.me, e-mail-in agroul@ul-gov.me ose personalisht në ambientet e Sekretariatit për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji.

Burimi: www.ul-gov.me

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.