Këshillë për ullishtarët
Për ullishtarët në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të shmangin dëmtimet eventuale nga sulmi i tenjës së ullirit dhe të ruajnë frutet, prandaj rekomandohet mbrojtja e ullinjëve kur madhësia e frutit të ullirit është rreth 4-5mm. Për eleminimin e tenjës së ullirit duhet të përdoren preparatet e rregjistruara në bazë të dimetoatëve, Perfekthion etj., deltametrinës (Decis 2,5 EC, Scatto) ose fosmetës (Imidan 50 WG). Në prodhimin organik janë të lejuar preparatet në bazë të BT (Baturad WP, Biobit WP) ose në bazë të azadiraktinës. Në vendet ku është shënuar paraqitja e hundëgjatit të kokrrave (Rhynchites cribripennis) rekomandohet kontrolli i rregullt i ullishtave për praninë e dëmtuesve deri kur ullinjët të fitojnë bërthamë, veçanërisht në ullishtat të cilat ndodhen në sipërfaqe shkëmbore. Kontrolli bëhet përmes shkundjes së degëve në një sfond të bardhë dhe pastaj bëhet ekzaminimi i frutave. Masat mbrojtëse për hundëgjatin e kokrrave duhet të kryhen vetëm në bazë të kontrollit të ullishtës dhe në bazë të vlerësimit të çfaqjes së hundëgjatit të kokrrave.
Sllavica Kontiq, ing. Dipl. Për mbrojtjen e bimëve dhe produkteve ushqimore
Qendra rajonale Tivar