skip to Main Content
Ulliri I Vjetër Në Valdanos

Ulliri i vjetër në Valdanos

Ulliri më i vjetër i certifikuar në Ulqin gjendet në Valdanos. Përcaktimi i vjetësisë dhe certifikimi i tij u bë në kuadër të projektit “Rritja e konkurueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Mal të Zi përmes zhvillimit të klasterëve”. Ky projekt u realizua në vitet 2014-2016.

Ky ulli gjendet në rrugën për Bisht të Valdanosit (Mavrianit), 850m prej kthesës nga rruga e asfaltit nga udhëkryqi Valdanos/Mavrian.  Ulliri i vjetër mund të gjendet dhe mund të shkohet te ai edhe përmes aplikacionit Google Maps (duke shënuar në vendin e destinacionit koordinatat e ullirit 41°56’52.14’’N,  19°10’40.26’’E).

Shoqata e ullishtarëve “Valdanos” realizoi pastrimin/shkallitjen e rrugës dhe hapësirës rreth ullinjëve.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.