Trajnim për mënyrën e krijimit të shitores në internet në faqen e prodhuesve bujqësorë
Në kuadër të projektit “Rritja e konkurueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Mal të Zi përmes zhvillimit të klasterëve”, Optimus consulting në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të bashkuara për zhvillim industrial (UNIDO) organizon trajnim për mënyrën e krijimit të një shitoreje në internet në faqen e prodhuesve bujqësorë.
Duke pasur parasysh se turizmi është një degë strategjike e Malit të Zi dhe se shumica e prodhuesve bujqësorë ua shesin turistëve prodhimet e tyre në pragun e shtëpisë, rëndësia e krijimit të një shitoreje në të cilën turistët do të mund të blenin produktet vendore është e madhe.
Qëllimi i trajnimit është që prodhuesve të produkteve ushqimore t’u ofrojë bazat praktike për mënyrën e krijimit të një shitoreje në internet, për procedurat të cilat duhet të plotësohen dhe kushtet më të detajuara. Pas trajnimit pjesëmarrësit do të kenë një pasqyrë të qartë të të gjitha procedurave dhe kostove të cilat lidhen me krijimin e një shitoreje në internet si dhe kushteve që kanë të bëjnë me dërgimin e produkteve tek blerësit.
Trajnimi do të mbahet më 18 shtator në Podgoricë me fillim në ora 10:00. Pjesëmarrja në trajnim duhet të konfirmohet deri më 14 shtator në ora 12:00 në adresën e e-mailit i.mugosa@unido.org ose në numrin e telefonit +382 68 619 904 (Ilija Mugosha, Këshilltar kombëtar i Organizatës së Kombeve të bashkuara për zhvillim industrial – UNIDO).
Trajnim rreth kushteve të krijimit të shitores në internet (e-commerce)
Vendi: Podgoricë (do të konfirmohet më vonë)
Data: 18 shtator 2017
Koha: 09.45 – 13.00
A GJ E N D A
KOHA | AKTIVITETI |
09:45 – 10:00 |
Ardhja dhe rregjistrimi i pjesëmarrësve |
10:00 – 10:30 |
Vërejtje hyrëse – Ilija Mugosha, këshilltar në Organizatën e Kombeve të bashkuara për zhvillimin industrial (UNIDO) |
10:30 – 11:30 |
Prezantimi i materialit – Udhëzuesi praktik për krijimin e një shitoreje në internet – Davor Qoriq, Optimus consulting |
11:30 – 12:00 |
Pushim për kafe |
12:00 – 12:30 |
Prezantimi i zgjidhjeve teknike dhe i shembujve të praktikës së mirë – Branislav Bukiliq, ekspert IT |
12:30 – 12:45 |
Prezantimi i modelit e-comerce të Bankës hipotekore |
12:45 – 13:00 |
Pyetje dhe përfundime |