Prezantimi i projektit pilot për ullishtari
Përfaqësuesit e kompanisë “Combis” nga Zagrebi i prezantuan Ministrisë së bujqësisë pilot projektin Olive manager i cili aktualisht po zbatohet në bashkëpunim me pesë mullixhinj, gjegjësisht pesë prodhues të vajit të ullirit në Kroaci.
Bëhet fjalë për një aplikacion përmes së cilit përcillet kultivimi, përpunimi dhe shpërndarja e vajit të ullirit dhe i cili mund të zbatohet edhe në degët tjera të bujqësisë (prodhimi i verës, mjaltit…).
Sistemi ka pjesë për prodhues dhe për ministrinë dhe do të instalohej te të dy palët në mënyrë që ata të kenë mundësi të kenë qasje të plotë në rrjedhën e prodhimit: numri i pemëve të ullirit, përbërja e varieteteve, mbrojtja e ullirit (numri dhe koha e spërkatjes), koha e vjeljes, sasia e frutit të përpunuar dhe sasia e vajit të ullirit të përfituar, shërbimi i përpunimit (koha e lirë kur mund të kryhet shërbimi i përpunimit, mulliri më i afërt, mundësia e transportit të ullinjëve deri te mulliri, koha e transportit), koha e kaluar nga vjelja deri tek përpunimi (një nga faktorët më të rëndësishëm për cilësinë e vajit), mbushja dhe etiketimi.
Në fund, çdo shishe e vajit të ullirit të prodhuar do të ketë një kod të cilin konsumatori do të mund ta shkruaj në celular dhe të marrë informacion të plotë mbi procesin e vjeljes dhe prodhimit të përshkruar më sipër.
Në takim u ra dakord që më 5 dhjetor 2017 në Podgoricë të organizohet një prezantim për ullishtarët dhe mullixhitë nga Mali i Zi ku do t’u prezantohen gjithçka e përmendur më sipër. Nëse do të ketë mullixhinj të interesuar, ky projekt do të mund të fillojë në mars ose në prill të vitit të ardhshëm edhe në Mal të Zi.
Prezantimi është planifikuar për të martën më 5 dhjetor 2017 me fillim në orën 11 në ndërtesën e vjetër të qeverisë.
Për pyetje shtesë mund të kontaktoni këshilltaren për ullishtari në Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural Dubravka Radulloviq në nr. tel. 020 482 383.