Extra virgin olive oil party (EVOO)
Shoqata e ullishtarëve të Tivarit organizon Extra virgin olive oil party (EVOO), të tretën me rradhë. EVOO party organizohet të shtunën më 23.12.2017 në Tivar të vjetër në restorantin „Kaldrma“ prej orës 17 deri në orën 21.
Party bashkon prodhuesit e dalluar dhe dashamirët e vajit cilësor të ullirit nga i tërë bregdeti i Malit të Zi dhe shpesh janë të pranishëm edhe miq nga rajoni.
Shoqata e ullishtarëve të Tivarit fton prodhuesit e dalluar të vajit cilësor të ullirit që të çojnë ose të dërgojnë mostrën tuaj të vajit (dy shishe të vogla qelqi me ngjyrë të errët me vëllim prej 0,25l) në mënyrë që të bëjnë analizën e tij dhe ta prezantojnë në party dhe në këtë mënyrë t’u mundësojnë konsumatorëve që, në bazë të këshillave profesionale, ta degustojnë, së bashku me vajin tjetër të cilësisë së lartë.
Nëse dëshironi që vaji juaj të jetë pjesë e këtij manifestimi, i cili për nga numri i vizitorëve nuk është masiv, por, i cili për nga numri dhe cilësia e vajit të ekspozuar dhe për nga oferta luksoze e dalluar tashmë është një manifestim shumë i rëndësishëm, ju lutemi që të lajmëroheni sa më parë që të merreni vesh rreth detajeve. Mund të kontaktoni në numrat: 069 039 143 (Qazim Allkoviq – kryetari i Shoqatës së ullishtarëve të Tivarit) ose 069 298 888 (Dino Mujiq – sekretar i Shoqatës).
Kjo ngjarje, përveç prezantimit të vajit tonë cilësor, ka si qëllim edhe edukimin e konsumatorëve të vajit të ullirit si dhe edukimin e ullishtarëve dhe mullixhive.
Nga Shoqata e ullishtarëve të Tivarit ju ftojnë që të çoni vajin tuaj, që ta degustojmë së bashku, që të shoqërohemi dhe të mësojmë nga njëri-tjetri dhe, çka është më e rëndësishme, që të forcojmë miqësinë tonë si ullishtarë.