skip to Main Content
Thirrje Përdoruesve Të Preparateve Për Mbrojtjen E Bimëve Që Të Aplikojnë Për Trajnim

Thirrje përdoruesve të preparateve për mbrojtjen e bimëve që të aplikojnë për trajnim

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe Drejtoria për sigurinë e ushqimit, veterinari dhe çështje fitosanitare ftojnë të gjithë përdoruesit e preparateve për mbrojtjen e bimëve që të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin për përdorimin e këtyre preparateve.

Me qëllim të sigurimit të përdorimit të qëndrueshëm të pesticideve dhe zvogëlimit të pasojave negative të mundshme, Mali i Zi ka filluar krijimin e sistemit të BE-së për tregtimin e pesticideve, sipas të cilit preparatet për mbrojtjen e bimëve do të mund t’i blejnë vetëm personat të cilët kanë vërtetimin se kanë kaluar trajnimin e caktuar.

Aplikimet për të marrë pjesë në ciklin e parë të trajnimeve dorëzohen deri më 31.3.2018.

Dorëzuesit e aplikimeve më pas do të informohen me kohë rreth datës së trajnimit, kurse dinamika e trajnimeve, të cilët do të organizohen sipas regjioneve, do të varet nga numri i kërkesave (aplikimeve).

Aplikimi i plotësuar, kopja e letërnjoftimit dhe vërtetimi për pagesën e taksës në shumë prej 5,00 eurosh mund të dorëzohen me postë ose personalisht:

(1) në zyrat rajonale të Shërbimit këshillimor për prodhimtarinë bimore në Tivar, Herceg Novi, Cetinë, Nikshiq, Podgoricë Bijello Pole dhe Beran; ose

(2) në arkivin e Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinari dhe çështje fitosanitare, ul. Serdara Jola Piletića br. 26, 81000 Podgorica; ose

(3) me postë elektronike në e-mail-in: upravazabezbjednosthrane@ubh.gov.me; ose

(4) me faks: 020 621 008; 020 201 946.

Telefonat kontaktues: 020 201 945; 020 621 111.

Pas përfundimit me sukses të kursit, ndjekësve të kursit do t’iu lëshohet certifikata për kalimin e kursit specialistik, në bazë të së cilës rregjistrohen në rregjistrin e përdoruesve të preparateve për mbrojtjen e bimëve.

Drejtoria për sigurinë e ushqimit, veterinari dhe çështje fitosanitare në bazë të certifikatës lëshon kartën për blerjen e preparateve për mbrojtjen e bimëve.

Nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit së të gjithë aktorëve në sistemin e tregtimit dhe përdorimit të pesticideve si dhe edukimi i tyre është theksuar edhe në Planin kombëtar të përdorimit të pesticideve me qëllim që të zvogëlohet rreziku për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit jetësor, i cili është i lidhur me përdorimin jo të drejtë të pesticideve.

Në mënyrë që të krijohet një sistem në të cilin do të eleminohen pasojat negative të përdorimit të pesticideve, është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit dhe grupet e interesit të njohin rolet e tyre respektive. Të gjithë përdoruesit dhe distributorët duhet të kuptojnë mënyrën dhe efektet e përdorimit të pesticideve. Një hap të mëtejshëm në sigurimin e përdorimit të qëndrueshëm të pesticideve përbën edhe blerja e këtyre preparateve me kartën e cila do t’u lëshohet të gjithë atyre të cilët do të kryejnë me sukses trajnimin.

Për informata më të hollësishme mundeni edhe të paraqiteni në zyrën e Shoqatës “Valdanos” (bulevardi Gjergj Kastrioti – Skenderbeu pn – pazari i suvenirëve) çdo ditë pune prej orës 9-15 (të shtunave 9-12), të kontaktoni në numrin e telefonit 068 001 467 ose të dërgoni një e-mail në adresën valdanos@t-com.me. Dokumentacionin e nevojshëm mund t’ua plotësojmë edhe ne në zyrën tonë.

Fleta aplikuese për ndjekjen e trajnimit dhe kërkesa për lëshimin e kartës së përdoruesit të PMB

Udhëzim për plotësimin e fletëpagesës

Përgjigjet në pyetjet më të shpeshta

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.