Është shpallur thirrja publike për dhënien e mbështetjes për zhvillimin e ullishtarisë për vitin 2018
Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka shpallur Thirrjen publike për dhënien e mbështetjes për zhvillimin e ullishtarisë për vitin 2018. Ullishtarët mbështetjen do të mund ta shfrytëzojnë për ngritjen e ullishtave të reja, rivitalizimin e atyre ekzistuese, blerjen e pajisjeve, drejtimin (menaxhimin) e mbetjeve bimore, ngritjen e murinjëve mbajtës, si dhe për kthimin e tokës së papunuar në tokë bujqësore për mbjelljen e ullinjëve në vitin 2018.
Përkrahen investimet me qëllim të rritjes së sipërfaqes me të mbjella të reja dhe shfrytëzimin më të mirë të të mbjellava të mëparshme. Mbështetja për blerjen e pajisjeve për ullishtari është e drejtuar kah modernizimi i prodhimit dhe theks i veçantë i vihet kultivimit të tokës së papunuar për mbjelljen e ullinjëve si dhe rregullimit të ullishtave.
Përfitues (shfrytëzues) të mbështetjes në këtë Thirrje publike janë amvisëritë bujqësore të cilat duhet të jenë të rregjistruara në Rregjistrin e amvisërive bujqësore dhe gjithashtu duhet të jenë të rregjistruara në Rregjistrin e prodhuesve të ullinjëve dhe/ose në Rregjistin e prodhuesve të vajit të ullirit në momentin e paraqitjes së Kërkesës për dhënien e mbështetjes.
Investime të pranueshme për mbështetje janë: blerja e materialit mbjellës (fidanëve) për krijimin e ullishtave të reja, blerja e sistemeve për ujitje, pajisjeve që janë enkas për ullishtari, materialit për ndërtimin e murinjëve mbajtës në ullishta, materialit për ndërtimin e baseneve për vendosjen e mbetjeve bimore nga ullinjët – bërsisë si dhe blerja e maqinerisë për përpunimin e bërsisë. Mbështetje gjithashtu jepet edhe për rivitalizimin e ullishtave dhe për kultivimin e tokës së pakultivuar me qëllim të mbjelljes së ullinjëve.
Mbështetja sigurohet në shumën deri në 50% të vlerës së investimit me përjashtim të kultivimit të tokës së pakultivuar me qëllim të mbjelljes së ullinjëve ku ajo është deri në 60%. Vlera e përgjithshme e investimeve të pranuara është deri në 10.000 euro, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes të cilën mund ta përfitojë amvisëria bujqësore gjatë vitit është 5.000 euro.
Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 15 nëntor të vitit 2018.
Ullishtarët kanë në dispozicion edhe masa tjera mbështetëse nga Agrobuxheti
Këtë vit, ullishtarët si dhe prodhuesit e tjerë bujqësorë, për blerjen e mekanizimit mund të shfrytëzojnë një masë të veçantë të Agrobuxhetit. Kjo do të thotë që përmes kësaj thirrjeje publike për mbështetje ata mund të përqëndrohen në ngritjen e të mbjellurave (plantacioneve) të reja dhe modernizimin e tyre dhe në këtë mënyrë kanë më shumë mjete në dispozicion në krahasim me vitin e kaluar.
Përveç mbështetjes të cilën mund ta realizojnë përmes kësaj thirrjeje publike, ullishtarët kanë në dispozicion edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për hektar, gjegjësisht subvencionet për prodhimin bimor ku shuma e mbështetjes këtë vit është 180 euro për hektar. Gjithashtu në dispozicion kanë edhe masat mbështetëse që kanë të bëjnë me çeljen e puseve, prodhimin organik, ruajtjen e burimeve gjenetike.
Thirrja publike për dhënien e mbështetjes për zhvillimin e ullishtarisë për vitin 2018
Burimi: www.minpolj.gov.me