Prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2018 në Ulqin
Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, të enjten më 22 shkurt, do të bëjnë prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2018 për prodhuesit bujqësorë nga komuna e Ulqinit.
Prezantimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit komunal të Ulqinit me fillim në ora 13:00.
Të pranishmëve do t’u prezantohen masat e mbështetjes nga Agrobuxheti, mënyra dhe dinamika e realizimit të tyre, kurse theks të veçantë do të kenë masat dhe procedurat e reja të cilat janë të nevojshme të përmbushen (plotësohen) me qëllim që të realizohet e drejta për mbështetje.
Ftojmë të gjithë prodhuesit bujqësorë e interesuar që të marrin pjesë në prezantim.
Ftojmë edhe përfaqësuesit e medias që të përcjellin këtë ngjarje.