skip to Main Content

Në bazë të nenit 12 të Ligjit për organizatat joqeveritare (Fl. Zyrtare e Malit të Zi nr. 39/11) nga Kuvendi themelues i organizatës joqeveritare Udruženje za održivi razvoj, regionalnu saradnju i maslinarstvo VALDANOS – OJQ Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim rajonal dhe ullishtari VALDANOS – NGO Association for sustainable development, regional collaboration and olive farming VALDANOS – Ulcinj-Ulqin, në seancën e mbajtur më 25.09.2012 u miratua

S T A T U T I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim rajonal dhe ullishtari VALDANOS – NVO Udruženje za održivi razvoj, regionalnu saradnju i maslinarstvo VALDANOS – NGO Association for sustainable development, regional collaboration and olive farming VALDANOS – Ulcinj-Ulqin, është shoqatë joqeveritare.

Neni 2

Emërtimi i shoqatës në gjuhën zyrtare është: Udruženje za održivi razvoj, regionalnu saradnju i maslinarstvo VALDANOS – Ulcinj, në gjuhën shqipe është: Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim rajonal dhe ullishtari VALDANOS – Ulqin, në gjuhën angleze është: Association for sustainable development, regional collaboration and olive farming VALDANOS – Ulcinj-Ulqin.

Emërtimi i shkurtuar i shoqatës është: Shoqata për ullishtari të qëndrueshme regjionale VALDANOS – Udruženje za održivo regionalno maslinarstvo VALDANOS – Association for sustainable regional olive farming VALDANOS.

Neni 3

Selia e shoqatës është në Ulqin, rr. 26 nëntori pn.

Neni 4

Puna e shoqatës është publike.

Transparenca e punës së shoqatës arrihet përmes kumtesave për opinion, publikimit të raportit vjetor financiar dhe të dhënave tjera të rëndësishme për punën e Shoqatës në faqen e internetit të shoqatës joqeveritare.

Neni 5

Shoqata themelohet për një afat të pacaktuar.

OBJEKTIVAT DHE VEPRIMTARITË

Neni 6

Objektivat e Shoqatës janë: zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi intensiv rajonal mes regjioneve në Ballkan dhe promovimi dhe zhvillimi i ullishtarisë.

Objektivat e Shoqatës janë: mbrojtja e burimeve natyrore, posaçërisht mbrojtja e fondit ekzistues të rrënjëve të ullinjëve në zonën ku vepron Shoqata, përmirësimi gjegjësisht rritja e këtij fondi, sigurimi i llojeve autoktone dhe me rendiment të lartë të ullirit, përdorimi i plehut biologjik, përdorimi sa më i pakët i plehut artificial, përdorimi i mjeteve ekologjike për mbrojtjen e ullirit dhe përdorimi i herbicideve me prejardhje biologjike, lëndëve tjera të para, lufta kundër urbanizimit i cili shkatërron fondin e ullinjëve në përputhje me legjislacionin në fuqi, ofrimi e udhëzimeve profesionale dhe shërbimeve ullishtarëve në çdo kohë si dhe kontributi në zhvillimin e ullishtarisë në Ulqin, Mal të Zi dhe rajonin e Ballkanit.

Neni 7

Objektiva specifikë të Shoqatës janë ruajtja e plantacioneve ekzistuese: rigjenerimi (krasitja ripërtëritëse), plehrimi, punimi i tokës (lërimi dhe kultivimi), rikonstruktimi i plantacioneve (ngritja e murit të thatë), ndërtimi i rrugëve lidhëse, mbushja e hapësirave me fidana të rinj, ngritja e plantacioneve të reja si dhe mbrojtja e ullinjëve nga bagëtitë (dhitë, kuajt, gomerët, lopët, derrat e egër etj.).

Ruajtja e traditës së trajtimit pronësor dhe ndarjes tradicionale të pronës të kompleksit të vjetër të ullinjëve (pa pengesa fizike mes pronave) në Ulqin është një ndër objektivat e posaçëm të Shoqatës.

Neni 8

Veprimtaritë e Shoqatës janë:

  • Ofrimi i këshillave profesionale dhe shërbimeve të gjithë anëtarëve e posaçërisht ullishtarëve në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe rajonal në të gjitha fazat e kultivimit të plantacioneve, masave agroteknike të përpunimit dhe mbrojtjes së frytit të ullirit,
  • Edukimi i ullishtarëve dhe përpunuesve me qëllim të prodhimit të vajit cilësor të ullirit dhe ullinjëve për konsumim,
  • Përmirësimi dhe rritja e fondit të rrënjëve të ullinjëve në territorin e komunës së Ulqinit si dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe masat e mbrojtjes fizike të ullishtave dhe mbrojtja e frytit të ullinjëve,
  • Planifikimi i prodhimit të qëndrueshëm, zbatimi i masave agroteknike bashkëkohore dhe këshillave profesionale,
  • Ndihmesa në zhvillimin e ullishtarisë në Ulqin, Mal të Zi dhe rajonin e Ballkanit,
  • Promovimi i jetësimit të klasterëve (grupimeve, lidhjeve) profesionalë rajonalë me qëllim të zhvillimit të ullishtarisë.

Neni 9

Vula e organizatës është në formë të rrumbullakët në skajin e së cilës me shkronja latine është shkruar emërtimi i shkurtuar Nevladino udruženje: Udruženje za održivo regionalno maslinarstvo VALDANOS – Shoqata për ullishtari të qëndrueshme regjionale VALDANOS – Association for sustainable regional olive growers VALDANOS.

Në mes të vulës gjendet shenja specifike e dizajnuar: logotipi i shoqatës.

ORGANIZIMI I BRENDSHËM

Neni 10

Organet e Shoqatës janë Kuvendi dhe përfaqësuesi i autorizuar.

KUVENDI

Neni 11

Kuvendi është organi më i lartë drejtues i Shoqatës.

Neni 12

Kuvendin e përbëjnë të gjithë anëtarët e organizatës.

Neni 13

Kompetencat e Kuvendit:

– miraton Statutin e shoqatës;

– miraton ndryshimet dhe plotësimet e Statutit;

– zgjedh dhe shkarkon përfaqësuesin e autorizuar;

– zgjedh dhe shkarkon organet tjera të Shoqatës;

– vendos rreth bashkimit në aleanca dhe forma të tjera të bashkimit të shoqatës;

– miraton planin e punës për vitin e ardhshëm dhe raportin e punës për vitin e kaluar kalendarik;

– miraton raportin vjetor financiar;

– vendos për ndryshimin e objektivave dhe veprimtarive, ndërprerjen e punës dhe alokimin e pasurisë së mbetur të Shoqatës;

– vendos edhe për çështje tjera për të cilat me Statut nuk është përcaktuar jurisdiksioni i organeve tjera të Shoqatës.

Neni 14

THIRRJA E KUVENDIT

Kuvendi mund të jetë i rregullt dhe i jashtëzakonshëm.

Seanca e rregullt e Kuvendit mbahet së paku një herë në vit.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit mund të thirret me nismën e së paku një të tretës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve në afat prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës për thirrjen e saj.

Seanca e Kuvendit thirret me anë të njoftimit të shkruar rreth vendit dhe datës së mbajtjes së Kuvendit dhe propozimit të rendit të ditës. Seancën e kryeson personi i cili zgjedhet në fillim të seancës me anë të votimit publik.

KUORUMI PËR PUNË DHE VENDIMMARRJA

Neni 15

Kuvendi mund të mbajë seancën dhe të marrë vendime nëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të Shoqatës.

Kuvendi mund të mbajë seancën dhe të marrë vendime nëse në të janë të pranishëm anëtarët e Shoqatës të cilët janë përfaqësues të autorizuar të mbi 50 përqind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Neni 16

Nëse Kuvendi nuk ka pasur mundësi të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, thirret përsëri në afat prej shtatë ditësh me të njëjtin rend të ditës.

Neni 17

Rreth sjelljes së Statutit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të tij Kuvendi vendos me dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm ose të autorizuar.

Nismën për fillimin e procedurës së ndërrimit dhe plotësimit të Statutit mund ta ndërmarrë çdo anëtar i Kuvendit si dhe përfaqësuesi i autorizuar.

Neni 18

Për çështje tjera në ingjerencën e tij Kuvendi vendos me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm të Shoqatës.

MËNYRA E VENDIMMARRJES

Neni 19

Kuvendi vendos me votim të hapur. Votimi i hapur bëhet me ngritje të dorës ose me deklarim pas thirrjes me emër të çdo anëtari.

Neni 20

Kuvendi vendos me votim të fshehtë rreth disa çështjeve kur këtë e kërkon shumica e anëtarëve të Shoqatës.

Votimi i fshehtë kryhet përmes fletëvotimeve.

Neni 21

Anëtari i cili nuk është i pranishëm mund të votojë edhe me shkrim/letër.

Letra me të cilën anëtari i cili nuk është i pranishëm voton rreth pikave të rendit të ditës është fuqiplotë dhe merret parasysh nëse i mbërrin Kuvendit para mbajtjes së mbledhjes së tij.

Kryesuesi është i detyruar që t’i njoftojë anëtarët e pranishëm se si ka votuar anëtari i cili nuk është i pranishëm.

PËRJASHTIMI NGA E DREJTA E VOTIMIT

Neni 22

Anëtari i Kuvendit nuk mund të votojë kur vendoset rreth çështjeve:

  • të lirimit nga disa detyrime dhe përgjegjësi të atij anëtari;
  • të përcaktimit të kërkesave që kanë lidhje me atë anëtar;
  • për nisjen apo revokimin e procesit kundër atij anëtari;
  • në raste tjera kur anëtari ka interes kundër interesit të Shoqatës.

Kur interesi i anëtarit nga parargrafi 4 i këtij neni është në kundërshim me interesin e Shoqatës për çdo rast konkret vendos Kuvendi.

Përjashtimi i anëtarëve nga e drejta e votimit vlen vetëm për çështjen për të cilën ka ardhur deri te përjashtimi.

PROCESVERBALI I PUNËS SË KUVENDIT

Neni 23

Në çdo seancë të Kuvendit mbahet procesverbali i punës së Kuvendit.

Në procesverbal shënohen të dhënat bazë rreth punës së Kuvendit, veçanërisht:

  • vendi dhe data e mbajtjes;
  • rendi i ditës;
  • emrat e anëtarëve të pranishëm;
  • emri personal i kryesuesit;
  • emri personal i shënuesit të procesverbalit;
  • rrjedha e punës, veçanërisht çështjet rreth të cilave diskutohet, emrat e njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në diskutim dhe përmbajtja e përmbledhur e ekspozimit të tyre;
  • rezultati i votimit për çdo pikë të rendit të ditës;
  • konstatimi i kryesuesit rreth marrjes së vendimeve;
  • mendimi i ndarë i anëtarëve;
  • ora e përfundimit të seancës.

 

Neni 24

Çdo vendim i Kuvendit shënohet në procesverbal.

Në procesverbal bashkangjiten edhe provat rreth thirrjes së Kuvendit.

Neni 25

Procesverbalin e nënshkruajnë kryesuesi i Kuvendit dhe shënuesi i procesverbalit.

Nëse procesverbali përbëhet nga më shumë faqe, kryesuesi dhe shënuesi i procesverbalit duhet të firmosin çdo faqe të procesverbalit.

Neni 26

Anëtarët e Kuvendit kanë të drejtë ta shqyrtojnë procesverbalin pasi që ai të hartohet dhe të nënshkruhet nga kryesuesi dhe shënuesi i procesverbalit.

Procesverbali i punës së Kuvendit ruhet në arkivin e Shoqatës si dokument me vlerë të pa afat.

PËRFAQËSUESI I AUTORIZUAR

Neni 27

Përfaqësuesi i autorizuar zgjedhet me vendim të Kuvendit të Shoqatës me mandat 4 vjeçar.

Me vendim të emërimit përcaktohet dita e marrjes së detyrës të kryetarit të Shoqatës.

 

KOMPETENCAT E PËRFAQËSUESIT LIGJOR

Neni 28

Kryetari i shoqatës :

  • lidhë kontrata dhe ndërmerr veprime tjera juridike në emër dhe për llogari të Shoqatës;
  • përgjigjet për ligjshmërinë e punës;
  • udhëheqë punët e Shoqatës në përputhje me vendimet e Kuvendit;
  • i dorëzon Kuvendit propozimin e raportit vjetor financiar;
  • kryen edhe punë tjera në përputhje me ligjin, Statutin dhe aktet tjera të Shoqatës.

PËRGJEGJËSIA E PËRFAQËSUESIT LIGJOR

Neni 29

Kryetari i shoqatës për punën e vet i përgjigjet Kuvendit dhe periodikisht i dorëzon atij raportet e punës.

Për çdo seancë të Kuvendit të Shoqatës, kryetari i Shoqatës ka për detyrë që të dorëzojë raportin e vet të punës mes dy seancave.

SHKARKIMI NGA DETYRA E PËRFAQËSUESIT TË AUTORIZUAR

Neni 30

Kryetari i Shoqatës mund të shkarkohet nga detyra në rastet e mëposhtme:

  1. Nëse Shoqata rezulton me humbje financiare;
  2. Nëse me punën e tij të pandërgjegjshme ose joprofesionale apo me tejkalimin e kompetencave i shkakton dëm Shoqatës, apo nëse për pasojë ka mundur të shkaktohet dëm;
  3. Për shkak të paaftësisë që të organizojë dhe të drejtojë punët të cilat i janë besuar dhe punët e fushëveprimit të tij.

Neni 31

Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Shoqatës vendos Kuvendi i shoqatës.

Vendimi i Kuvendit të shoqatës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Shoqatës është i plotfuqishëm.

NËPUNËSIT E SHOQATËS

Neni 32

Nëpunësit do të punësohen në përputhje me Ligjin, në bazë të Aktit të sistematizimit të vendeve të punës të cilin e sjell Kuvendi i shoqatës.

ALEANCAT

 

Neni 33

Shoqata mund të lidhet dhe anëtarësohet në aleanca ose në asocijacione përkatëse në vend dhe jashtë tij.

FINANCIMI

Neni 34

Shoqata siguron të ardhura dhe pasurinë nga pagesa e anëtarësisë, kontributet vullnetare, dhuratat, donacionet, trashëgimia, interesi në depozita, dividendët, qiratë, të ardhurat nga veprimtaritë ekonomike dhe në mënyra tjera që nuk janë në kundërshtim me ligjin.

KRYERJA E VEPRIMTARISË EKONOMIKE

Neni 35

Shoqata në kuadër të veprimtarive të veta kryen veprimtaritë ekonomike të mëposhtme:

Importimin dhe tregtimin i fidanëve, mjeteve mbrojtëse, plehut organik dhe mineral dhe materialit tjetër të nevojshëm për anëtarët e Shoqatës.

ANËTARËSIMI NË SHOQATË

Neni 36

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë mund të jenë anëtarë/-e të Shoqatës nëse pranojnë objektivat dhe veprimtaritë e përcaktuara me Statut të Shoqatës, në bazë të rekomandimit të njërit nga anëtarët.

Anëtarësia arrihet me nënshkrimin e kërkesës për anëtarësim.

Për evidentimin e anëtarëve të Shoqatës mbahet rregjistri i anëtarëve.

PUSHIMI I ANËTARËSIMIT

Neni 37

Anëtari mund të tërhiqet nga anëtarësia me dhënien e deklaratës së shkruar për tërheqje.

 

Anëtarësia në Shoqatë pushon edhe në bazë të vendimit të Kuvendit në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij Statuti ose dëmtimit të reputacionit të Shoqatës.

Nismën për përjashtimin nga Shoqata mund ta paraqesë çdo anëtarë i Shoqatës.

Anëtarit duhet t’i mundësohet të deklarohet për arsyet për të cilat është paraqitur propozimi për sjelljen e vendimit për pushimin e anëtarësisë së tij në Shoqatë.

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE

Neni 38

Anëtari ka të drejtë që:

1) në mënyrë të barabartë me anëtarët tjerë të marrë pjesë në përmbushjen e objektivave të Shoqatës;

2) në mënyrë të drejtëpërdrejtë të marrë pjesë në vendimmarrje në Kuvend si dhe përmes organeve të Shoqatës;

3) të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e Shoqatës;

4) të informohet në kohë dhe në mënyrë të plotë rreth punës dhe aktiviteteve të Shoqatës.

Anëtari ka për detyrë që:

1) të kontribuojë në mënyrë aktive në realizimimin e objektivave të Shoqatës;

2) të marrë pjesë, në përputhje me interesimet e tij, në aktivitetet e Shoqatës;

3) të paguajë tarifën e anëtarësisë;

4) të kryejë punë tjera të cilat ia beson Kuvendi i Shoqatës.

DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 39

Procedurën e pushimit të punës së Shoqatës mund ta inicojë një e treta e anëtarëve të Kuvendit.

Për pushimin e punës së Shoqatës vendos Kuvendi me dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm të Shoqatës.

Neni 40

Në rast të pushimit të punës së Shoqatës, vendimin për zotërimin e pronës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve.

Neni 41

Për të gjitha çështjet të cilat nuk janë të rregullara me këtë Statut, në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të zbatohen dispozitat e Ligjit për organizatat joqeveritare.

Neni 42

Ky Statut hyn në fuqi ditën e rregjistrimit.

Më, _________________

në __________________.                                                            Kryesuesi i Kuvendit themelues

                                                                                                                     Xhaudet Cakuli