skip to Main Content
Rezultatet E Para Të Analizave Të Matjes Së Nivelit Të Polifenoleve Në Vaj Të Ullirit Ekstra Të Virgjër

Rezultatet e para të analizave të matjes së nivelit të polifenoleve në vaj të ullirit ekstra të virgjër

Pasiqë filluam me analizat e para të prodhimit të sivjetshëm të vajit të ullirit nëpërmjet pajisjes Aristometro, erdhëm deri tek rezultatet që tregojnë se ullishtat tona kanë fryt të shëndetshëm dhe ullishtarët tanë prodhojnë vaj cilësor dhe të shëndetshëm që përmbush edhe standartet e përcaktuara europiane për vajin ekstra të virgjër të shëndetshëm/nutraceutiv.

Me analizën e vajit të ullishtarit Edon Cakuli morëm rezultatin e polifenoleve 590mg/kg, i cili i plotëson kushtet e rregullores europiane EU Reg. 432/2012 për t’u bërë pjesë e klasterit mesdhetar të vajit të ullirit të shëndetshëm.

Edhe dy mostrat tjera treguan rezultate shumë të kënaqshme.

Mirëpresim të gjithë ata ullishtarë të cilët dëshirojnë të bëjnë analizën e vajit të tyre pranë zyrës së shoqatës sonë.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.