skip to Main Content
U Nënshkrua Memorandumi I Bashkëpunimit Në Mes OTU Dhe Shoqatës Së Ullishtarëve “Valdanos”

U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes OTU dhe shoqatës së ullishtarëve “Valdanos”

Në zyrën e Organizatës turistike të Ulqinit u bë nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet drejtorit të Organizatës turistike të Ulqinit z. Qazim Hoxhiqit dhe kryetarit të shoqatës për ullishtari të qëndrueshme rajonale “Valdanos” z. Arben Elezagës.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi të bashkëpunimt është që të përcaktohet mënyra e bashkëpunimit ndërmjet Organizatës turistike të Ulqinit dhe shoqatës së ullishtarëve “Valdanos” me qëllim të promovimit të të mirave natyrore dhe kulturore të ullishtës së vjetër, përmirësimit, promovimit dhe valorizimit të ullishtës së vjetër dhe kulturës së komunitetit lokal me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike.

Palët nënshkruese në të ardhmen do të bashkëpunojnë për të organizuar aktivitete të përbashkëta (promovim të hartës së komunitetit të ullishtës së Valdanosit, manifestime, punëtori, konferenca, konsultime, etj.)  të cilat kanë të bëjnë me turizmin dhe ullishtarinë.

Harta e komunitetit të ullishtës së Valdanosit
This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.