skip to Main Content
Njoftim Për Dorëzimin E Mostrave Të Vajit Të Ullirit Për Pjesëmarrje Në Manifestimin „Noćnjak 2024″

Njoftim për dorëzimin e mostrave të vajit të ullirit për pjesëmarrje në manifestimin „Noćnjak 2024″

Ka filluar afati për dorëzimin e mostrave të vajit të ullirit dhe të produkteve nga ulliri. Në përputhje me rregulloret do të bëhet vlerësimi i mostrave të produkteve tuaja të dorëzuara dhe rezulatatet do të shpallen në vetë manifestimin. Së shpejti do t’ju informojmë për datën e saktë dhe vendin ku do të mbahet „Noćnjak 2024″.

Shoqata e ullishtarëve Valdanos bën dërgimin e mostrave të vajit të ullirit për në manifestimin „Noćnjak 2024”.

Është e nevojshme të dorëzoni dy (2) litra vaji ulliri dhe të plotësoni formularin e aplikimit (formularin e gjeni në fund të këtij teksti nga ku mundeni edhe ta shkarkoni atë).

Dorëzimi i diplomave dhe medaljeve do të organizohet në bazë të njoftimit paraprak për ardhjen tuaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku do të lexohen dhe do të ftohen për dorëzim personal vetëm ata prodhues që deri më 1.3.2024 do të konfirmojnë ardhjen e tyre në e-mailin info@zsd.hr. Ata të cilët nuk shkojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të mund ta marrin çmimin në zyrën e Shoqatës së kooperativave të Dalmacisë.

Vajin e ullirit të ambalazhuar dhe produktet e ullirit të dërguara për vlerësim mund t’i prezantoni në „Noćnjak” përmes hapësirës ekspozuese në Bursë.

Formularin e aplikimit për Bursë (të plotësuar) dërgojeni në e-mail-in info@zsd.hr deri më 31.1.2024. 

Mostrat e vajit të ullirit pranohen dhe vlerësohen në dy kategori:

  • vaj ulliri i ambalazhuar dhe
  • vaj ulliri i hapur.

Për çdo mostër të dorëzuar të vajit të ullirit prodhuesi merr një certifikatë me rezultate të detajuara të vlerësimit, ndërsa në kategorinë e vajit të ullirit të ambalazhuar, krahas cilësisë, vlerësohet edhe pamja e produktit, gjegjësisht ambalazhi dhe etiketa.

Mostrat e produkteve të ullirit pranohen dhe vlerësohen në tri kategori:

  • produkte ushqimore nga ulliri,
  • produkte kozmetike nga ulliri dhe
  • produkte nga druri i ullirit.

Në secilën prej kategorive shpallet dhe shpërblehet produkti i vlerësuar më mirë.

Formulari i aplikimit për vlerësimin e produkteve nga ulliri gjendet në fund të këtij teksti, nga ku mundeni edhe ta shkarkoni atë.

Informata më të hollësishme mund të merrni në numrin e telefonit 068 111 876.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.