skip to Main Content
Lajmërim I Drejtorisë Për Siguri Të Ushqimit, Veterinari Dhe çështje Fitosanitare

Lajmërim i Drejtorisë për siguri të ushqimit, veterinari dhe çështje fitosanitare

Drejtoria për siguri të ushqimit, veterinari dhe çështje fitosanitare lajmëron ullishtarët se në territorin e Ulqinit dhe Tivarit janë vendosur kurthet për kontrollin e numrit të mizës së ullirit – Bactrocera oleae. Kurthet në Ulqin janë vendosur në lokalitetin e Valdanosit dhe në Tivar në lokalitetet: Mërkot, Dabanovo dhe Bjelishi.

Në të gjitha lokalitetet janë vendosur pllakat e verdha ngjitëse dhe kurthet McPhail me tërheqës ushqimor.

Njëkohësisht, nga çdo lokalitet, janë marrur mostrat e fruteve për ekzaminim në laborator. Në frutet e ekzaminuara nuk është vërejtur prania e vezëve apo larvave, gjegjësisht përqindja (%) e infestimit aktiv ishte 0%.

Në periudhën e ardhshme do të vazhdohet me marrjen e mostrave të frutave, me ekzaminimin dhe zëvendësimin e kurtheve.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.