skip to Main Content
Java E Kuzhinës Italiane – Prodhimi I Vajit Të Ullirit

Java e kuzhinës italiane – prodhimi i vajit të ullirit

Në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, në Mal të Zi çdo vit organizohet Java e kuzhinës italiane. Vitin e kaluar në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në Universitetin Donja Gorica (UDG), u organizua punëtoria për studentë dhe prodhues, kurse tema ishte prodhimi i djathit.

Këtë vit, është planifikuar që ngjarja të organizohet përsëri në UDG dhe tema do të jetë prodhimi i vajit të ullirit. Edhe këtë herë pjesëmarrës do të jenë prodhuesit dhe studentët dhe për ata mes tjerash do të organizohet ligjëratë mbi prodhimin dhe standardet e vajit të ullirit. Ligjërata do të mbahet nga dy ligjërues nga Italia dhe pas saj do të jetë i organizuar degustimi i vajit të ullirit.

Mbajtja e manifestimit është e planifikuar për të hënën më 20 nëntor me fillim në orën 11:30.

Gjithashtu, organizatorët kanë theksuar që kush dëshiron mund të marrë me vete mostrën e vajit të vet të ullirit që të degustohet dhe vlerësohet.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.