skip to Main Content
Hapja E Pikës Së Vrojtimit Në Valdanos

Hapja e pikës së vrojtimit në Valdanos

Ashtu si shumë destinacione tjera turistike edhe Ulqini do të ketë pikat e vrojtimit të ndërtuara nga Organizata turistike e Ulqinit, njëra në Valdanos dhe tjetra në Shtegvashë.

Hapja solemne e pikës së vrojtimit në Valdanos do të bëhet të enjten më 25 janar në orën 13:00.

Nga pika e vrojtimi në Valdanos mund të shihni një nga gjiret më të bukura të Mesdheut si dhe ullishten e vjetër.

Në pikat e vrojtimit janë montuar ulëset inteligjente me energji diellore, të cilat të gjithë vizituesve të pikës së vrojtimit do t’u sigurojnë falas internet wi-fi si dhe mbushjen e pajisjeve mobile. Ulëset kanë edhe ndriçimin LED, kështu që pika e vrojtimit do të jetë e ndriçuar.

Nga Organizata turistike e Ulqinit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në hapjen e këtyre pikave të vrojtimit.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.