skip to Main Content
Këshillë Ullishtarëve – Mbrojtja E Ullinjëve Nga Syri I Palloit

Këshillë ullishtarëve – mbrojtja e ullinjëve nga syri i palloit

Kushtet atmosferike të deritashme gjatë periudhës së dimrit në zonën e kultivimit të ullirit krahas temperaturave më të larta dhe çfaqjes së rreshjeve atmosferike kanë mundur të kenë ndikim të favorshëm në zhvillimin dhe infektimin e ullinjëve nga shkaktari (agjenti) syri i palloit (Spilocaea oleagina). Syri i palloit është sëmundja më e rëndësishme e ullirit në Mal të Zi. Është i rrezikshëm për llojin tonë vajukun. E shakton këpurdha fitopatogjene, sulmon gjethet, por edhe pjesët tjera të bimës. Sulmi në gjeth manifestohet me paraqitjen e prenkave (pikëlave, njollave) të rrumbullakta të cilat ngjajnë me larat në puplat e palloit. Pasojat e sulmit janë: rënja e gjetheve, rendiment më i dobët, cilësia më e dobët e vajit të ullirit, lodhja e bimës. Pas vjeljes dhe krasitjes udhëzohet trajtimi i ullishtes me anë të spërkatjes me preparate me bazë bakri, veçanërisht kur bëhet krasitje të rreptë sepse përveç ndikimit në shkaktarin e syrit të palloit bëhet edhe dezinfektimi i plagëve nga krasitja dhe mbrojtja parandaluese nga shkaktari i kancerit të ullirit, bakteries fitopatogjene Pseudomonas syringae pv. savastanoi. Trajtimet parandaluese mund të bëhen me preparate të bakrit në bazë të: oksidit të bakrit (Nordox 75 WG), hidroksidit të bakrit – Cuprablau Z, Kocide DF, hidroksidit të bakrit  – kompleksit  Ca-hlorid, Cuprablau Z ultra…

Nëse në periudhën e mëparshme ka pasur gjethe të infektuara me syrin e palloit ai mund të bjerë në mënyrë masovike pas trajtimit me preparate të bakrit (shoku i bakrit). Ky është një reagim normal i gjethit të ullirit i cili është i infektuar me syrin e palloit si efekt i preparatit të bakrit.

Përveçse me preparate të bakrit, trajtimi mund të bëhet edhe me ndonjërin nga preparatet: Difcor, Stroby WG, Nativo WG.

Të gjitha preparatet duhet të përdoren sipas udhëzimeve të etiketës së preparatit të përdorur për mbrojtje.

Slavica Kontiq, ing. dipl. agr.

This Post Has 0 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.